top of page

Kritika, miqtë, armiqtë dhe ca halle të shenjta...

  • Writer: Anxhela Cikopano
    Anxhela Cikopano
  • Feb 11, 2013
  • 2 min read

Ka një arsye pse nuk e kam rrogen 6000 Euro në muaj, as 2000, madje jam goxha larg... E pra arsyeja është kjo e shkretë gjuhë!

Ia hyra teatrit se më ndihmonte të thosha të vërteta, të vërtetat e mia, të botës, të gjithçkaje, por ndërkohë nuk pushoja, thosha të vërteta lart e poshtë, pa teklif, madje diku-diku e menderosa fare, se thosha lart e poshtë veç të vërtetave, edhe ide...

Dhe do ti që në rrugicat e Akademisë më doli nami si "sëpatë". Gjysmat, më falni, treçereku mos ca më shumë nuk më donin se ua plasja të vërtetën aty, mu në pjatë të filxhanit të kafesë, teksa mburreshin që kishin pasur një shfaqje të mirë. Ca filluan s'më flisnin fare, ca ma futën me stil, ca rrinin si hije në pritje...

Po unë si njeri që vrapon edhe kur fle (ose reciton monologje në stilin e përroit të ndërgjegjes) nuk kisha ndërmend të merresha, vrapova tutje, u mora me ca punë të miat, 2514697560003 punë të miat (edhe me teatër, ashtu pa bërë zë, mbçeftas). Pastaj një ditë shkon e më çon Zoti në Akademi dhe hissssss dëgjova gjuhë nëpërkash pas meje. "Ah m'u bëfshi kurban!" thotë gjyshja ime, edhe ndava ca lekë për bileta shfaqjesh teatri, në disa prej të cilave do vuaj shumë, e di, po ç'ti bësh, sos durimi, durim është i shkreti...

Për kënaqësinë time, të miqve dhe të armiqve të mi i kam dhënë fjalën vetes se do të shkruaj vetëm ç'më ndjen zemra. Mos t'i gënjejë mendja njeriu që do më kapë mat se filanin a filanen e kam mik a mikeshë, ndaj kam shkruar mirë për ta: nëse ndodh që disa i kam miq, kjo sepse në vite ata kanë vlerësuar kritikat, mes të tjerave edhe të miat dhe kanë evoluar, kanë shkuar më tej, duke mbërritur në shfaqje që nuk i shaj dot. Të tjerët le të dredhojnë e të vjellin vrer sa të duan, se mua mender jush nuk më kërrcet fare, po fare fare!

Do vazhdoj të them të vërteta, sidomos për atë që do ta dua me shpirt gjithë jetën: TEATRIN.


Sa për priftërinj, sot jemi njëçikë keq se Papa sapo dha dorëheqjen dhe priftërinjtë janë njëçikë të zënë këto ditë... Bëni si të bëni, kush ka halle me këtë blog, kullandrisuni me ca Ave Maria, sa t'i dalë tymi Vatikanit. Amen!

Commenti


Recent Posts
Archive

© 2015  by anxhela

  • w-facebook
bottom of page